JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Komiteti merr vendimin: Miratohet doza e tretë e vaksinës anti-Covid për popullsinë mbi 60 vjeç
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 16:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe në vendin tonë shumë shpejt do të nisë aplikimi i dozës së tretë anti-Covid. Komiteti i Imunizimit dhe Vaksinimit ka vendosur se kjo dozë do të aplikohet për popullsinë mbi 60-vjeç. Mjekja dhe anëtarja e komitetit, Gjeorgjina Kuli duke folur për '"A2" tha se së shpejti do të nisë zbatimi në mënyrë që kategoritë e riskut të kenë mbrojtje më të mirë ndaj varianteve të Covid-19.

Kemi vendosur që të rekomandojmë dozën e tretë për grupmoshat mbi 60 vjeç dhe për personat me sëmundje të caktuara kronike. Ne kemi rekomanduar që të dalë protokolli i gatshëm për të gjithë detajet për kontingjentet që do të bëjnë dozën e tretë, lloji i vaksinës, afatet kohore dhe kombinimet e ndryshme.

Më tej ajo tha se Komiteti ka rekomanduar vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç dhe që kanë probleme bashkëshoqëruese.

Është hedhur ideja për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, por që kanë sëmundje me imunitetin, probleme kronike apo sëmundje të caktuara, për të cilët rekomandohet vaksina nga mjeku kurues.

Ekspertja tregon për vaksinat që do të përdoren për dozën e tretë, ku nuk përjashtohen as kombinimet.

Kemi bërë skenarë dhe kombinacione të lejueshme. Kështu, të moshuarit që kanë marrë dy dozat Coronacav mund ta marrin dozën e tretë Pfizer ose Coronavac sërish. Ndërsa për fëmijët është lënë vaksina Pfizer, pasi deri tani studimet për këto grupmosha i kemi me këtë vaksinë.