JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sot seksi dhe në super formë! Publikohen fotot e Arjola Demirit para operacioneve plastike
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 15:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arjola Demiri, tropojania e njohur nga e gjithë Shqipëria po shijon eksperiencën e saj në "BigBrother Vip" dhe ajo që tërheq vëmendjen e të gjithëve është pamja e saj e jashtme. Para se të merrte pjesë në "BBVip", Arjola është njohur nga publiku shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në serialin e njohur "O sa mirë" dhe më pas në disa filma dhe emisione në vendin tonë.

Por gjatë kohës që ajo ndodhet brenda e izoluar në shtëpinë e "BBVip", fansat kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa foto të Arjolës 6 vite më parë ku ajo po jepte një intervistë. Vihet re se Arjola ka ndryshuar shumë si në trup ashtu edhe në pamje falë operacioneve plastike që aktorja ka kryer.