JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nuk donin të shtyjnë dasmën/ Çifti shkon në ceremoninë e martesës duke lundruar në një tenxhere pas shirave të rrëmbyeshëm
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2021 15:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Indi, ku një çift ka arritur në ceremoninë e tyre martësore duke lundruar rrugëve të vërshuara të qytetit të tyre në një tenxhere gjigante.

Videoja në fjalë, në të cilën shfaqet dyshja brenda tenxheres dhe para tyre dy burra që i tërheqin nëpër ujë po bën xhiron e rrjetit. Ata nuk i pengoi rrëshqitja e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm, nga të cilat humbën jetën 27 persona në Indi dhe ishin të vendosur që të mos e shtyjnë datën e martesës.

Fatmirësisht nusja dhe dhëndri kanë arritur të sigurt në destinacion dhe pa u lagur fare. Ndër të tjera, raportohet se nusja dhe dhëndri, Akash dhe Aishvarja me profesion janë infermier.