JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vdekja e turistëve rusë në Qerret, sekuestrohen materialet e dezinfektimit të hotelit dhe pamjet filmike
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vdekja e katër turistëve rusë tani ka marrë përmasa më të mëdhaja pasi autoritetet ruse janë përfshirë në këtë çështje dhe kërkojnë informacion për çdo hetim të kryer deri më tani dhe në vijim. Sipas "BW" prokuroria ka sekuestruar materialet e dezinfektimit për virusin Covid-19, qe janë përdorur në hotel. Kjo pasi hotel "Gloria" në Qerret ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021.

Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektaktët e përdorur ndërsa prokuroria po merret me kontrollin e sistemit të ngrohjes dhe po këqyr me detaje pamjet filmike të hotelit. Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov dhe kishin mbërritur në vendin tonë me datë 10 tetor dhe duhet të ktheheshin me 17 tetor. Por kthimi i tyre nuk u realizua pasi ata u gjetën të vdekur në pishinë dimërore të hotelit më 16 tetor nga një punonjës i hotelit.