JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Virgjëria nuk ekziston”/ Mjeku i VIP-ave: Vijnë vajza për t’u qepur, njëra erdhi me mamanë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2021 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologeve, i cili përfaqësohet nga mjekë obstetër dhe gjinekologë britanikë, ka publikuar një apel për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat invazive dhe joshkencore, që synojnë verifikimin e himenit. Kjo temë u diskutua ditën e sotme në një emision në Top Channel, ku në një lidhje “Skype”, ishte dhe anestezisti i njohur, Skerdi Faria. Ky i fundit tha se nuk është i çuditur nga ky studim.

“Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore. Janë mentalitete të vjetra që kanë rezistuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ashtuquajturat qepje, më tepër nga ana humanitare për vajzat që vijnë të dëshpëruara, dy raste. Më ka ardhur një vajzë me mamanë se kishte në plan për t’u martuar. Nga zonat rurale.”-tha Faria.

Ai shtoi se kanë hequr dorë nga kjo procedurë, nga fakti se “një marrëdhënie seksuale për herë të parë nuk jep gjithmonë gjakderdhje”.

Skerdi u shpreh se dy vajzave që kanë shkuar te klinika e tij për t’u qepur, ua kanë shpjeguar se nuk ekziston virgjëria, por mentaliteti është më i fortë.

“Ja kemi shpjeguar, por nuk mund të dalim më të fortë se mentaliteti dhe shoqëria. Janë formuar për vite dhe shekuj me këtë mit dhe është e vështirë që të ndryshojë mendim.”-tha anestezisti.