JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit, Gledis Nano prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka prezantuar ditën e sotme drejtuesit e rinj të strukturave vendore. Gjatë prezantimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur emërimin në detyrë të disa drejtuesve të tjerë, të cilët deri dje mbanin detyra drejtuese në strukturat vendore, konkretisht:

1. Drejtues Krenar Muço emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

2. Drejtues Ferdinand Mara emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

3. Kryekomisar Artur Selimaj emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

4. Drejtues Albert Nushi emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

5. Kryekomisar Ilir Dedja emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

6. Kryekomisar Lorenc Meta emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.