JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U kap me 3.4 milion euro në “Toyota Yaris”, Ervis Vladi dënohet vetëm me 1 vit e gjysmë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Ervis Vladin për “mosdeklarim të ardhurash në kufi” pasi ishte pjesë e çështjes së “Toyota Yaris” ku u kapën 3.4 milionë euro. Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Vladi përfiton ulje dënimi në 1 vit. Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Kujtojmë këtu se në 24 qershor 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro cash, të fsehura në bagazhet e dy makinave "Toyota Yaris", të cilat po transportoheshin me trajler nga Belgjika. Asokohe u arrestuan katër persona dhe u shpallën në kërkim dy kushërinjtë, Elvis dhe Alfred Vladi. Ata dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar, që ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari. Ndërkohë në këtë çështje u përfol edhe emri i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u akuzua nga opozita si i përfshirë në këtë rast.