JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Shteti të kompesojë farat që kanë dalë jashtë përdorimit, kemi falimentuar” fermerët e qytetit të Beratit, Fierit dhe Lushnjës në protestë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 10:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paraditen e kësaj të marte fermerët e Beratit, Fierit dhe të Lushnjës ashtu edhe siç paralajmëruan dy ditë më parë, kanë dalë në protestë për dëmtimet që kanë pësuar në prodhim nga farat e skaduara.

Ata kërkojnë një lloj kompensimi nga ana e shtetit përsa i përket farave të cilat atyre u kanë dalë jashtë përdorimit për shkak se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i nxorri si fara të dëmshme që përdoreshin për të rritur produktet.

Protesta po zhvillohet në fshatin Samaticë, ku edhe fermerët po protestojnë kundër ministrisë së Bujqësisë në lidhje me farën e skaduar të domates Ozgan që kanë marrë, ku kjo e fundit është bërë shkak dëmtimi i përfitimeve të tyre.

Fermerët kanë kërkojnë dhe vazhdojnë i mëshojnë fort kërkesës që të paktën shteti t’i kompensojë për farat që u kanë dalë jashtë përdorimit, sepse një pjesë e madhe e tyre kanë falimentuar dhe nuk kanë me çfarë të paguajnë kreditë e marra.