JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Theu rregullat e Kombeve të Bashkuara/ Koreja e Veriut lëshon raketën balistike pranë Japonisë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 10:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ushtria e Koresë së Jugut njofton se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga nëndetësja në ujërat pranë Japonisë. Burimet e huaja bëjnë me dije se raketa u lëshua në det në lindje të Gadishullit Korean. Rojat bregdetare të Japonisë shprehen gjithashtu se një predhë u lëshua nga Koreja e Veriut.

Mediat huaja raportojnë se kjo raketë mund të ketë udhëtuar midis 430 dhe 450 kilometra.

Pheniani ka zbuluar një lloj rakete “të re” që lëshohet prej nëndetëseve në muajin janar, duke e përshkruar atë si “arma më e fuqishme në botë”.

I dërguari i posaçëm i SHBA -së për Korenë e Veriut deklaron për mediat se Uashingtoni synon “diplomacinë” me Phenianin dhe se nuk ka “asnjë qëllim armiqësor” ndaj këtij vendi.

“Ne do të kërkojmë diplomaci për të bërë përparim në atë mënyrë që rrit sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë”, tha Kim, duke iu referuar Koresë së Veriut me emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë”, tha ai

“Ne nuk kemi asnjë qëllim armiqësor dhe shpresojmë që të takohemi me ata pa kushte”, u tha Kim gazetarëve.

Javët e fundit, Pheniani ka kryer një mori testesh të asaj që dyshohet të jenë raketa hipersonike dhe me rreze të gjatë veprimi. Por, duhet kujtuar se disa prej këtyre testeve shkelin sanksionet e rrepta ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara në mënyrë absolute ja ndalojnë Koresë së Veriut që të testojë këto lloj raketa balistike si dhe armë bërthamore.

Ndërsa Koreja e Jugut zhvillon armët e veta, vëzhguesit janë të mendimit se është krijuar një garë armatimi në gadishullin Korean.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht mbeten në luftë pasi Lufta e Koresë, e cila ndau gadishullin në dy vende dhe që pa SHBA -të që mbështesnin Jugun, përfundoi në 1953 me një armëpushim.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shprehur se ai nuk dëshiron që të shpërthejë përsëri lufta. Ai tha se vendi i tij duhej të vazhdoj zhvillimin e armëve për vetëmbrojtje kundër armiqve.

Burimi:BBC News Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA