JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia italiane zbulon rrjetin e prostitucionit: Vajzat shqiptare nxirreshin në rrugë për s*ks me pagesë!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 9:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rrjet prostitucioni me vajza të reja shqiptare është zbuluar në qendër të Bolonjës, Itali. Si rrjedhojë e kësaj Policia Italiane ka marrë 11 masa paraprake.

Vajzat detyroheshin të prostituonin në zonën e Bolonjës midis rrugës Anzola, Emila, Valsamoggia dhe në apartamentet përreth qendrës. Policia e Shtetit 11 masat e marra i referon si vepra penale: tentativë rrëmbimi, shfrytëzimi dhe asistim i prostituionit, përndjekjes dhe dhunës seksuale. Kohëzgjatja e hetimeve, të koordinuara nga Policia e Bolonjës, kanë zgjatur mbi një vit. Masat e marra janë kundrejt shtetasve shqiptarë dhe italiane. Ndërkohë që detaje të tjera pritet të dalin në ditët në vazhdim.