JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sot 18 vite nga lumturimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 8:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Plotë 18 vite më parë (19 tetor 2003), Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve i kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Një hap i dytë por tej i rëndësishëm u ndërmor nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, në mënyrë që ajo të shpallet e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj u bë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj, ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Nënë Tereza vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare.

Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, shprehu dëshirën për ta shenjtëruar por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht, kjo ditë u shpall festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe .

Nënë Tereza shqiptare – Nënë e mbarë njerëzimit

Nënë Tereza, kjo nënë e përvuajtur e njerëzimit, e cila doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare. Gonxhe Bojaxhiu u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, nënë e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nënë e të braktisurit, nënë e tërë njerëzimit.

Nënë Tereza ka marrë çmimin Nobel më 1979. Ndërroi jetë më më 5 shtator 1997.