JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mark Zuckerberg kërkon punëtorë për “Metaverse”, hapen 10 mijë vende pune në Europë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/10/2021 1:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook do të punësojë 10.000 punëtorë të rinj të kualifikuar në të gjithë Evropën gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndërtuar një botë dixhitale të quajtur "Metaverse". Ky është një term i përdorur për të përshkruar një hapësirë virtuale ku shumë njerëz mund të ekzistojnë dhe komunikojnë brenda një mjedisi 3D duke përdorur teknologjinë, si dhe mund të punojnë, komunikojnë dhe luajnë përmes pajisjeve VR.

Gjiganti i mediave sociale tha se Evropa do të jetë në zemër të formësimit të "Metaverse" që nga fillimi, e cila do të ndihmojë në sjelljen e mundësive të reja krijuese, sociale dhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

Universi virtual ka potencial të ndihmojë në zhbllokimin e mundësive të reja kreative, sociale dhe ekonomike. Europianët do t’i japin formë atij që prej fillimit. Evropa është jashtëzakonisht e rëndësishme"- tha Facebook përmes një deklarate ku njoftonte hapjen e 10 mijë vendeve të reja të punës vetëm për Europën.

Kujtojmë se "Facebook" po përballet me kritika në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave, fshehjen e raporteve të brendshme për efektet negative që aplikacionet e tij kanë te të rinjtë dhe vendosjen e përfitimeve përpara mirëqënies së qytetarëve dhe sidomos adoleshentëve. Vetëm pak ditë më parë Facebook, Instagram dhe WhatsApp u mbyllën për më shumë se 7 orë, duke shkaktuar probleme në komunikim dhe ndërlidhje në të gjithë botën.

Burimi: Independent | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania