JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Organizatat për të drejtat e njeriut: Greqia po i lë emigrantët pa ushqim
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/10/2021 1:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritetet greke janë akuzuar nga organizatat për të drejtat se po përjashtojnë emigrantët dhe azilkërkuesit nga ndihma e ushqimit dhe parave. Kjo sipas tyre vjen për shkak të politikave të ashpra dhe planifikimit të dobët. "Megjithëse praktikat ndryshojnë nga rajoni në rajon, vlerësohet afërsisht se 60 për qind e njerëzve që jetojnë në kampe nuk marrin ushqim"- thanë njëzet e gjashtë organizatat, përfshirë Këshillin Grek të Refugjatëve dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.

"Midis atyre që kanë mbetur të uritur, 25 për qind janë gra (përfshirë gratë shtatzëna), 40 për qind janë fëmijë, pacientë kronikë dhe pacientë me kushte të veçanta mjekësore dhe ushqyese. Në disa vende, ushqimi nuk u sigurohet edhe atyre që janë vënë në karantinë për shkak të COVID-19"- thonë organizatat.

Duke iu përgjigjur pretendimeve, Ministria e Migracionit e Greqisë tha se "të gjithë azilkërkuesit në kampet në ishuj dhe kontinent kanë të drejtë për ushqim" dhe furnizohen me tre vakte në ditë. Por, autoritetet greke thanë se furnizimi nuk përfshin refugjatët që "duhet të largohen" nga kampet, ndërsa migrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar "janë të detyruar të largohen nga vendi".

Ministria shtoi se refugjatët "kanë të drejtë të punojnë dhe mund të aplikojnë për shtesa për mbështetje të mëtejshme", përfshirë një program integrimi të financuar nga Bashkimi Evropian.