JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 60-vjeçar shqiptar
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 22:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, protagonist i së cilës është bërë një 60-vjeçar shqiptar. Më herët u raportua për një 29-vjeçar, i cili u gjet i pajetë në një rrethrrotullim pranë Pizas. Por mësohet se një 60-vjeçar nga Shqipëria gjithashtu është aksidentuar për vdekje në rrugën Vecchia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa shtetasi shqiptar ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Nissan Qashqai”.

Foto ilustruese.

Për shkaqe ende të panjohura makina doli nga rruga dhe u përplas me një mur dhe u përmbys. Ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje, por përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë nuk ishin të suksesshme dhe shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ka dyshime se 60-vjeçari është shpërqendruar.

Burimi: nformatissimo.net|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania