JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

TV rus sulmon moderatoren amerikane, u bë “objekt seksual” për të shpërqendruar Putinin!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 21:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kanal televiziv shtetëror rus ka ndërmarrë një sulm të jashtëzakonshëm ndaj një prezantueseje amerikane për pretendimin se ka tentuar të shpërqendrojë Vladimir Putinin duke e "pozicionuar veten si një objekt seksi". Hadley Gamble, e cila punon për CNBC, ishte moderatore për një sesion që përfshinte udhëheqësin rus në një forum për diskutimet në lidhje me energjinë në Moskë.

Në fakt Putini nxiti reagime dhe ndaj tij pati edhe kritika për "seksizëm", pasi në një moment iu drejtua moderatores se "ishte shumë e bukur për të kuptuar argumentet e tij". Por tani Vladimir Solovyov, një "propagandist" i Putinit, ka përdorur emisionin e tij të kanalit të lajmeve Rossiya 1 për t'u përqëndruar në momentet të cilat nuk u vunë re më parë. Ai pretendon se Gamble përpiqet të "shpërqendrojë" udhëheqësin rus përmes sjelljes së saj.

Pamjet fokusohen kryesisht në këmbët, duke pretenduar se ajo përdorte "gjuhën e trupit" të saj për të provokuar presidentin rus. Televizioni rus thotë se këmbët ishin të shndritshme sikur moderatorja të ishte në një pasarelë, ndërsa në momente të caktuara ajo përdori edhe buzët dhe gjuhën për të tërhequr vëmendjen. Nga ana tjetër eksperti i gjuhës së trupit Judi James tha se gjuha e trupit e Gamble ishte zbavitëse dhe goxha e hapur.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania