JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Projekt-ligji i Kinës: Për sjelljen e keqe të fëmijëve do të ndëshkohen prindërit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Parlamenti kinez do të shqyrtojë legjislacionin për ndëshkimin e prindërve nëse fëmijët e tyre shfaqin “sjellje shumë të keqe” ose kryejnë krime. Sipas mediave të huaja, në bazë të ligjit të propozuar për promovimin e edukimit familjar, prindërit do të qortohen dhe do të urdhërohen t’i nënshtrohen programeve udhëzuese për edukimin familjar nëse prokurorët konstatojnë sjellje shumë të keqe ose kriminale tek fëmijët nën kujdesin e tyre. Projekt-ligji për promovimin e edukimit familjar, i cili do të rishikohet në seancën e Komitetit këtë javë, gjithashtu inkurajon prindërit që të caktojnë dhë për fëmijët e tyre për të pushuar, luajtur dhe ushtruar.

Nga ana tjetër, Pekini ka ndërmarrë një nismë të tillë ligjore për shkak të varësisë që kanë paraqitur të rinjtë kinezë kundrejt lojrave në internet dhe adhurimit të yjeve të showbizit. Ministria e Arsimit e Kinës gjithashtu ka kufizuar orën e lojërave për të miturit në vetën një orë gjatë të premtes, të shtunës dhe të dielës dhe gjithashtu ka ulur numrin e detyrave të shtëpisë dhe ka ndaluar mësimin pas shkollës për lëndët kryesore gjatë fundjavës dhe festave, pas shqetësimit për barrën e madhe akademike të fëmijëve të mbingarkuar.

Burimi: awsforwp.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA