JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sulmi në Norvegji/ Policia: Nuk u vranë me shigjeta, por me thikë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 20:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pesë personat që humbën jetën në Norvegji javën e kaluar, u goditën me thikë dhe jo me shigjeta siç u tha fillimisht, njoftoi policia. Katër gra dhe një burrë, të moshës midis 52 dhe 78 vjeç u vranë të mërkurën në sulmin në Kongsberg, një qytet rreth 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Oslo.

Sulmuesi ishte i armatosur me një hark dhe shigjetë, të cilën ai e qëlloi mbi disa persona por të hënën inspektori i policisë Thomas Omholt u tha gazetarëve se asnjë nga vdekjet nuk ishte shkaktuar nga shigjetat.

Burimi: www.theguardian.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA