JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ç’po ndodh në Shqipëri?! Dyfishohet numri i të burgosurve për shkak të problemeve me shëndetin mendor
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i të burgosurve për shkak të problemeve me shëndetin mendor është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit. Sipas statistikave rezulton se nga rreth 500 persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe ndodhen në burgje, 232 prej tyre janë dënuar që në fillim nga gjykata për t’u izoluar në burgun e Zaharisë, burg i cili është bërë posaçërisht për këtë kategori të dënuarish.

Arsyet që ndodhen në burgje janë vepra të ndryshme penale të kryera për shkak të gjendjes së tyre. Rezulton se nga 232 personat e dënuar që ndodhen në burgje, 24 prej tyre janë gra. Zv/ drejtori i përgjithshëm i burgjeve Femi Sufaj, saktëson se burrat ndodhen në burgun e Zaharisë, ndërsa gratë gjenden në spitalet e burgjeve. Duke nisur nga muaji nëntor, pritet që të gjithë këta të burgosur të zhvendosen në dy godinat e posaçme të rikostrukuara në Lezhë.

Mund të pohohet pa frikë se ndër arsyet e gjendjes së tyre renditet edhe qeverisja nga Rilindja, pasi shumë njerëz janë katandisur si mos më keq për shkak të papunësisë dhe kushteve të vështira ekonomike.