JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sherri me karrige dhe armë mes dy mësueseve te “Çajupi”, jep dorëheqjen drejtoresha e gjimnazit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 19:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elida Qenami dhe Domenika Toptani janë dy mësueset që u përfshinë në sherr me njëra-tjetrën disa ditë më parë në gjimnazin "Çajupi". Gjithçka nisi për motive banale për një tavolinë në mëngjesoren ku ndodheshin bashkë. Më pas ato dolën jashtë dhe filluan të ziheshin në rrugë, ndërkohë që kishin lajmëruar edhe të afërmit e tyre. Gjatë sherrit u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri si dhe u përdorën karrige dhe sende të tjera të forta.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të pazakontë, mësohet se drejtoresha e gjimnazit "Çajupi", ka dhënë dorëheqjen. Bëhet me dije se ajo e ka dorëzuar dorëheqjen e saj menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ndërsa Zyrës Arsimore e Tiranës ka konfrmuar se dorëheqja e saj është pranuar. Kujtojmë se ishte një efektiv policie i rastit i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë, por situata doli jashtë kontrollit.