Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi, ku një 35-vjeçare është hedhur nga kati i nëntë i një spitali Covid dhe si pasojë ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi disa ditë pasi prindërit e saj humbën jetën për shkak të koronavisurit. 35-vjeçarja me profesion dentiste, Darya Khorovskaya arriti t'i mbijetojë rënies së frikshme, por vdiq pak më vonë në spital.
Nëna e saj Lina Khorovskaya, 58 vjeçe ndërroi jetë katër ditë më parë, ndërsa babai i saj Oleg Khorovsky humbi jetën nga Covid muajin e kaluar. 35-vjeçarja raportohet se ishte shumë e afërt me prindërit e saj dhe e tronditur rëndë nga vdekja e tyre, raportonin pacientët që kishin kaluar kohë me të në repartin e spitalit Elizavetinskaya në Shën Petersburg.
Burimi: www.newsbeast.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA