JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

500 milionë për Grigorin e Infosoftit, Mirlinda e AKSHIT nuk e ndal dorën
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15/10/2021 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkëpunimi mes Mirlinda Karçanaj dhe Grigor Jotit duket se nuk ka të ndalur. Është pikërisht institucioni i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit i cili vazhdon të organizojë tendera në nivele prej qindra milionësh dhe thuajse në pjesën më të madhe për habi i fiton Grupi INFOSOFT. Kështu ka ndodhur edhe me rastin në vijim.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mirëmbajtja e infrastrukturës hardëare për aplikimet heterogjene të sistemeve qeveritare” i cili mban si numër reference REF-04593-09-07-2021. Fondi limit i këtij tenderi është 39,900,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 480 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin përkatës të kësaj procedure prokurimi vihet re se në garë kanë marrë pjesë katër kompani.

Këtu shikohet një fakt mjaft interesant dhe i çuditshëm. Nga këto katër firma konkurruese, tre kanë ofruar oferta thuajse identike. Ndërsa e katërta për habi nuk ka ofruar fare vlerë. Nuk kuptohet në fakt arsyeja se përse ka marrë pjesë në garë ndërkohë që nuk ka ofruar asnjë vlerë. Kur kompanitë pjesëmarrëse ofrojnë thuajse të njëjtën vlerë, nga praktika ndërkombëtare e tenderave cilësohet si një fakt i dyshimtë pasi në këto raste shpesh fituesi ka qenë i paracaktuar.

Në rastin konkret fitues është shpallur Grigor Joti me kompaninë e tij INFOSOFT SYSTEMS. Vlera e ofruar prej tij është 37,362,480 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse krahasojmë ndërkohë vlerën fituese me fondin limit të tenderit vihet re gjithashtu se diferenca mes tyre është thuajse e papërfillshme. Më konkretisht vlera fituese rezulton të jetë sa 93.64% e fondit limit. Edhe ky fakt ngjall dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.