JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Eksperti i OKB-së ngre alarmin: Fëmijët në Korenë e Veriut rrezikojnë të vdesin nga uria
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/10/2021 2:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koreano-veriorët që jetojnë nën kufizime të rrepta për shkak të pandemisë po përballen me një krizë ushqimore në rritje dhe kategoria më e rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit, tha një hetues i OKB -së në një raport të publikuar ditën e djeshme. Tomás Ojea Quintana tha në raportin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së se sektori i bujqësisë i Koresë së Veriut duket se po përballet me sfida të shumta për shkak të rënies së importeve të plehrave dhe artikujve të tjerë bujqësorë nga Kina.

Tomas Ojea Quintana bëri thirrje që sanksionet, e vendosura për shkak të programeve bërthamore të Koresë Veriore, të hiqen për të parandaluar një krizë. Koreja e Veriut mendohet se është në krizë të rëndë ekonomike. Vendi mbylli kufijtë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë.

Ai tha se masat e zgjatura dhe të rrepta të pandemisë që nga janari 2020 kanë rezultuar në "vështirësi të rënda ekonomike dhe rritjen e cenueshmërisë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut". Masat përfshijnë një mbyllje të kufirit në shkallë të plotë, kufizime të udhëtimit midis qyteteve dhe rajoneve, dhe importe të kufizuara të furnizimeve jo thelbësore, përfshirë mallrat humanitare.

Burimi: abcnews4 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania