JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrau pesë persona me hark me shigjeta, ky është autori i sulmit në Norvegji
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/10/2021 0:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rënd ëndodhi pasditen e djeshme në Norvegji, ku një person qëlloi për vdekje të paktën katër qytetarë me hark me shigjeta, teksa disa të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Kongsbergut, 85 kilometër larg Oslos. Policia vendase mbërriti me urgjencë në vendngjarje dhe e arrestoi autorin e sulmit.

Policia nuk dha detaje për të dyshuarin, duke thënë vetëm se ai ishte një burrë që u dërgua në stacionin policor në qytetin e afërt të Dramenit. Sipas TV2, burri mbante gjithashtu një thikë dhe armë të tjera. Sipas mediave norvegjeze, autori i dyshuar është Reiner Winklarson, i cili e kishte paralajmëruar sulmin disa ditë më parë në një video të publikuar në Youtube ku tregonte aftësitë e tij në hark.

Sipas dëshmitarëve okularë, autori kishte në shënjestër njerëzit për 30 minuta, para se të ikte nga vendi i ngjarjes dhe të niste kërkimi nga policia.

Burimi: thetoc.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania