JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të shtrirë në tokë dhe gjaku lumë! Pamje ekskluzive nga plagosja e pasdites së sotme në Tiranë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/10/2021 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë tek ish-Parku i Autobusëve. Siç u raportua në media dyshohet se ka ndodhur një sherr mes pesë personash dhe më pas situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë të plagosur mbetën dy të rinj të identifikuar si Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vela 25 vjeç.

Ata u plagosën në këmbë dhe më pas u dërguan me urgjencë në spital. Dyshohet se autori/ët e kësaj plagosjeje kanë qëlluar me pistoletë dhe janë larguar me një makinë. Ndërkohë JOQ Albania ka siguruar pamje ekskluzive nga vendngjarja pak momente pas sherrit, ku shihet momenti kur të plagosurit ndodhen të shtrirë në tokë ndërsa aty ka shkuar edhe ambulanca dhe janë mbledhur një numër i madh qytetarësh dhe forcash policore.