JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E frikshme në Norvegji! Një burrë sulmon me shigjeta qytetarët, ka viktima dhe të plagosur
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/10/2021 21:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht tepër e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Norvegji pasi një burrë sulmoi me hark disa persona. Si pasojë e sulmit ka viktima dhe të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar. “Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm”-njoftoi policia, e cila nuk dha numrin e viktimave.

Raportohet se i dyshuari ka lëvizur në të gjithë qytetin dhe autoritetet kanë rrethuar disa zona të mëdha. Më pas agresori qëlloi me shigjeta nga ambientet e brendshme të një supermarketi në anën perëndimore të Kongsberg. Numri i viktimave është i paqartë, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet aty pranë. Dhjetëra ambulanca, makina policie dhe helikopterë kanë mbërritur në vendngjarje.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania