JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Detaje/ Kush e plagosi 22-vjeçarin mbrëmjen e djeshme në Tiranë?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/10/2021 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 22-vjeçar i quajtur Redi Balla u plagos mbrëmjen e djeshme në zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë. Ai u qëllua brenda makinës së tij dhe mori një plumb në këmbë, por për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore u stabilizua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, por për shkak të veshjes së të riut dhe kapeles që ai mbante nuk kuptohet saktësisht identiteti i tij. Fax ka mësuar nga grupi i hetimit se është krijuar një identikit i autorit dhe është një i ri rreth 25-30 vjeç. Nga ana tjetër pista kryesore ku janë përqendruar hetimet ka të bëjë me një sherr që i riu ka patur kohët e fundit, pasi 22-vjeçari njihet si person problematik dhe ka qenë disa herë i shoqëruar për shkak të konflikteve me persona të ndryshëm.

Ai tregoi se ngjarja e mbrëmshme ndodhi brenda pak sekondave dhe se ai nuk e ka njohur autorin e plagosjes. Policia dyshon se ky i fundit nuk ka patur si qëllim për ta vrarë të riun Balla, por ka dashur thjesht ta trembë apo paralajëmrojë.