JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nxitja për vaksinimin/ Një bordello në Vjenë jep 30€ për klientët për t’i shpenzuar me prostitutat
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/10/2021 19:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kemi dëgjuar për "strategji" të ndryshme të përdorura nga shtetet në të gjithë botën për të nxitur vaksinimin e popullsisë kundër Covid, të tilla si para cash, shuma të caktuara për t'i përdorur në supermarkete etje. Por një shtëpi publike në Vjenë ka gjetur një mënyrë të vetën për nxitjen e fushatës së vaksinimit. Bëhet fjalë për shtëpinë publike “Funpalast”, e cila ka vendosur të japë një kupon prej 30 eurosh për t’u përdorur me prostitutat për çdo të sapovaksinuar.

.

Në fakt kjo nismë është parë me interes nga ana e pronarit të "Funpalast" Cristoph Lielacher, për të rifituar klientët që i humbi gjatë pandemisë. Ai e quajti nismën “Nata e gjatë e vaksinës”. Natyrisht mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi publike për t’u vaksinuar, por pronari Lielacher e ka menduar zgjidhjen edhe për këtë, duke i këshilluar klientët e tij që të thonë se janë vaksinuar pranë monumentit të piktorit të njohur Gustav Klimt, i cili ndodhet pranë bordellos.

Burimi: breakinglatest.news | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania