Mbrëmjen e djeshme në stadiumin kombëtar "Air Albania" u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror "Katar 2022". Ndonëse pritshmëritë ishin të mëdha për një rezultat pozitiv, kuqezinjtë nuk ia dolën të "mbanin gjallë" ëndrrën e tifozëve për botërorin, edhe pse në fakt bënë një lojë dinjitoze dhe të barabartë me kundërshtarin.
Gjithsesi edhe pas humbajes 1-0 me Poloninë, matematikisht shanset nuk janë djegur dhe shpresohet në një mrekulli nga ana e Kombëtares. Por një episod i shëmtuar ndodhi në momentin e shënimit nga ana e miqve në minutën e 77-të, pasi tifozët shqiptarë u irrituan dhe nisën të qëllonin me shishe lojtarët polakë, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes për 20 minuta deri në normalizimin e situatës.
Por edhe pas rikthimit në fushë dhe pasi u luajtën minutat e mbetura, tifozët kuqezinj e përsëritën gjestin e tyre duke hedhur shishe nga shkallët e stadiumit Pikërisht në këtë moment, portieri i Juventusit dhe i Polonisë Szczesny, bëri një gjest të papritur duke marrë një shishe uji dhe piu nga ajo. Më pas ai duartroket në mënyrë ironike për veprimin e tifozëve shqiptarë.
Wojciech Szczesny making light of the #ALBPOL bottle incident. 💦
— PSN Futbol (@PSN_Futbol) October 13, 2021
When the match finished and Albanian fans continued to throw bottles at the Poland team – he picked one up and drank from it. pic.twitter.com/6TOUTG7urs