JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rrezikohen që t’u prishen shtëpitë! Banorët e Laprakës bllokojnë rrugën në shenjë proteste
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2021 19:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e Laprakës në zonën e shinave të trenit kanë dalë në protestë për shkak se projekti i ri i Unazës së Madhe rrezikon që t’i shembë shtëpitë e tyre. Ata në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën për rreth 1 orë nga të dyja krahët e saj, ndërsa janë të vendosur t’i shkojnë qëndrimit tyre deri në fund në mënyrë që shtëpitë e tyre të mos shemben pasi një pjesë e mirë e tyre i kanë të legalizuara e të tjerë kanë aplikuar për leje para shumë vitesh pa marrë asnjë përgjigje zyrtare. Banorët e zonës thonë se askush nga autoritetet nuk i ka njoftuar ku bëhet fjalë për rreth 700 shtëpi të cilat janë në objektiv për t’u prishur në këtë zonë të kryeqytetit.