JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Plagosja e dy të rinjve me armë zjarri në Tiranë, si nisi sherri?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2021 18:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e dy të rinjve në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve. Bëhet fjalë për Aleksandër Nikollin 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç. Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ata janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

Por, si nisi sherri?

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Autori/ët e kësaj plagosje kanë qëlluar me pistoletë ndërsa dyshohet se u larguan me një makinë. Vlen të theksohet se kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve që ndodh plagosje. Mbrëmjen djeshme një 22-vjeçar u plagos me armë zjarri tek Komuna e Parisit në kryeqytet.