JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të shtënat te ish-Parku i Autobusëve, kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona kanë mbetur të plagosur para pak çastesh në Tiranë. Policia ka njoftuar se Aleksander Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarata. Dy të rinjtë janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës dhe të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.