JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

SKANDAL +18! Bashkia Lushnje shfrytëzon vëmendjen tek Kombëtarja e futbollit për të helmuar qentë e rrugës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 17:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve vijon të jetë një ndër problematikat që haset më shpesh në vendin tonë. Kemi denoncuar shpesh raste të dhunës apo keqtrajtimit të kafshëve nga individë, por edhe institucione të ndryshme. Dhe ajo që të habit më shumë është fakti se sa më shumë denoncojmë, aq më tepër rastet shtohen. Një rast i tmerrshëm ka ndodhur së fundmi në Lushnje.

Burime për JOQ ALBANIA kanë treguar se mbrëmjen e kaluar kur e gjithë vëmendja ishte te ndeshja e Kombëtares përballë Polonisë, bashkia Lushnje ka përfituar nga rasti dhe ka helmuar qentë e rrugës. Mësohet se shumë qenë rruge janë helmuar në mënyrë mizore e tinëzare nga bashkia Lushnje e cila si një mënyrë për të 'shpëtuar' prej tyre ka vendosur t'i helmojë.