JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pamje tronditëse! Dy makina “gëlltiten” nga një gropë gjigante me ujë të nxehtë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 17:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy makina janë "gëlltitur" në mënyrë mjaft dramatike në gropë gjigante të mbushur me ujë të nxehtë. Një Toyota Corolla Spacio dhe një Nissan Juke ranë brenda gropës me ujë të nxehtë në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk. Toyota dhe Nissan besohej se ishin parkuar jashtë një qendre biznesi kur gropa e madhe u shfaq në rrugë. Fatmirësisht nuk pati viktima në këtë incident i cili ndodhi pasi nëntokë janë tubacionet që furnizojnë me ujë të ngrohtë njerëzit për të përballuar të ftohtin siberian.

Por ky nuk është rasti i parë, pasi edhe muajin e kaluar makina, autobusë dhe kamionë u bllokuan pasi u hapën vrimat në rrugët e qytetit.

Burimi:themirror Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Një Toyota Corolla Spacio dhe një Nissan Juke u gërmuan në krater