JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Prekëse! Tifozi i vogël shpërthen në lot pas golit të Polonisë në “Air Albania”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/10/2021 15:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja e Kombëtares ditën e djeshme, mërziti pamasë gjithë shqiptarët, pasi pritshëmritë ishin të mëdha. Mirëpo, ata që e kanë përjetuar më keq ishin tifozët e vegjël, fëmijët, të cilët me pafajsinë e tyre, nuk e marrin çdo gjë si pjesë të lojës, por preken.

I tillë ka qenë rasti i një tifozi të vogël në shkallët e stadiumit, i cili pas golit të Polonisë ka shpërthyer në lot. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale. Tifozi, i cili duket me origjinë nga Kosova, nuk i mban dot lotët edhe pse të afërmit përpiqen ta qetësojnë.

Kujtojmë se Shqipëria luajti dje ndeshjen me Poloninë, të cilën e humbi me rezultatin 1-0. Goli nga polakët u shënua në pjesën e dytë, pas një gabimi në mbrojtje.