JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Reagon ministrja e Arsimit për sherrin te Çajupi: S’hiqet mësuesja me një të rënë lapsi!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 14:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Evis Kushi, ministrja e Arsimit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur tek gjimnazi Çajupi dy ditë më parë, pasi dy mësuese u zunë duke përfshirë në sherr edhe familjarë të tyre. Ditën e sotme ajo ka deklaruar se “S’hiqet mësuesja menjë të rënë lapsi!”. Ngjarja mori përmasa të mëdha pasi disa prej familjarëve të mësueseve ishin të pajisur me armë zjarri dhe sherri degjeneroi në sy të nxënësve të gjimnazit të cilët panë përleshjen me karrige.

Ajo hodhi poshtë akuzat se nuk ka patur reagim nga Ministria e Arsimit mbi ngjarjen. ”Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”,-mësohet të ketë thënë ajo.