JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mediat serbe publikojnë foto të serbit: E plagosën shqiptarët
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13/10/2021 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat serbe raportojnë për një serb të plagosur rëndë në veri të Mitrovicës gjatë aksionit të Policisë së Kosovës të ndërrmarë sot. Siç shkruan novosti.rs Sreçko Sofronijeviç nga Zveçani u plagos sot pasi pjesëtarët e policisë së Kosovës hapën zjarr mbi njerëzit që u mblodhën për të mbrojtur "qytetin e tyre".

"Sipas informacioneve të pakonfirmuara, ai u godit në shpinë, dhe plumbi i doli në gjoks dhe ai u dërgua me urgjencë në spital", shkruan Novosti.rs

Fotot më poshtë janë publikuar nga media serbe: "Sofronijeviç në spital pasi u qëllua në shpinë".