JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nxënësit bojkotojnë mësimin: S’na bëjnë pushime mes orëve e s’na lënë të dalim për të ngrënë!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 11:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nxënësit e shkollës profesionale "Beqir Çela" në Durrës janë duke protestuar ditën e sotme. Burime për JOQ Albania kanë treguar se nxënësit refuzojnë të zhvillojnë mësimin pasi shkolla nuk zbaton rregullat kryesore dhe bazë për nxënësit. Ata kanë treguar se shkolla nuk i lejon të bëjnë pushim mes orësh dhe as pushimin e madh ku nxënësit kanë të drejtë të dalin dhe të hanë. Edhe pse mësimi zhvillohet tani me orar të plotë, pra 45 minuta shkolla "Beqir Çela" duket se nuk interesohet shumë për kërkesat e nxënësve të cilat janë me shumë rëndësi për ta.

Pushimi mes orësh dhe pushimi i madh i drekës janë dy kërkesat kryesore që nxënësit e kësaj shkolle kanë për drejtuesit e tyre, pasi pavarësisht ankesave që kanë bërë asgjë s'ka ndryshuar.

Mesazhi i nxënësve:

Shkolla beqir cela, Protest kunder mesimit, Mesimi pa pushime dhe moslejimi i daljes per te ngren, Oret jane nga 45 minuta pa ndalime Dhe sna lene as te hajme. Kemi bere ankesa shum here, Asgje nuk ndryshon, Nqs e postoni shpresojm te na ndihmoni ndopak, Ju lutem anonim se mund te na perjashtojne