JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“E dëgjova duke qarë”/ Shqiptari gjen në rrugë një foshnje, zbulohen në bagazhin e një makine 4 fëmijë të tjerë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi. Mediat greke kanë shkruar se disa ditë më parë, kalimtarët gjetën një foshnjë të plagosur në mes të rrugës në Aspropyrgos , si dhe katër fëmijë të tjerë të mbyllur në bagazhin e një makine. Një person me origjinë shqiptare njoftoi Policinë se një foshnjë, rreth një vjeç ishte në rrugë e braktisur. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zbuloi se fëmija ishte i rrahur, ndërsa u përpoqën për të kërkuar prindërit e fëmijës.
Ασπρόπυργος: Παράτησαν βρέφος στον δρόμο και κλείδωσαν 4 παιδιά σε πορτ  μπαγκάζ | Έθνος
Por teksa kujdeseshin për foshnjen e vogël, policia dëgjoi të qarat e disa fëmijëve të tjerë dhe kur hapën bagazhin e makinës panë se aty ndodheshin edhe katër fëmijë të tjerë. Sipas mediave greke, ata e gjetën babanë, i cili është me origjinë shqiptare. Ai pohoi se kishte lënë një 13-vjeçar që të kujdesej për fëmijët, por ky i mitur i kishte mbyllur fëmijët e vegjël në makinë. Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve dhe policia po merret me hetimin e plotë të kësaj ngjarje.