JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Flet 22-vjeçari pasi e plagosën: S’e pashë autorin, mbulova kokën me duar!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë bërë me dije nga plagosja e 22-vjeçarit Redi Balla, mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë gjatë natës. Balla ka deklaruar pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, se nuk e kishte parë autorin pasi kishte mbuluar kokën me duar. “Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin. Dikush u afrua dhe më qëlloi. S’e pashë autorin, mbulova kokën me duar.”-mësohet të ketë thënë ai. I plagosuri dyshohet se është qëlluar nga shumë afër.