JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Radhës tjetër do jem më i përqëndruar”/ Hysaj: M’u duk sikur po luaja për herë të parë me Kombëtaren
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 8:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I zhgënjyer për humbjen me Poloninë pas ndeshjes u shfaq edhe lojtari Elseid Hysaj. Ai u shpreh se e kishte harruar si ambient që prej 1 viti e gjysmë dhe iu duk sikur po luante me Kombëtaren për herë të parë. “Më vjen shumë keq, ishte një ambient që e kisha harruar prej 1 vit e gjysmë. Një emocion sikur po luaja për herë të parë me Kombëtarët. Më vjen shumë keq për tifozët që ishin këtu dhe na mbështetën deri në fund. Na mungoi guximi, duhet të provonim më tepër. Kur ke më shumë raste mundësitë për të shënuar janë të mëdha. Për sa i përket skemës janë gjëra që i di trajneri, të shikojmë në të ardhme çfarë do të ndodhë. Ishte dhe meritë e kundërshtarit te goli. Duhet të rritemi. Duhet të jem akoma më i rritur dhe më i fortë më shumë. Radhës tjetër do jem më i përqendruar. Gjyqtari na tha që duhet të hyjmë brenda, unë isha duke menduar për golin. Në qoftë se nuk futeshim të gjithë brenda, rrezikohej zhvillimi i ndeshjes. Ndodhi për shkak të shisheve të hedhura në fushë. Thanë që cënohej siguria”,-u shpreh ai.