JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Nami” në Durrës, Emiriana Sako “fal” 220 milionë për rikonstruksionin e bashkisë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04/10/2021 22:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vera po ikën dhe dalëngadalë vendin po e zë vjeshta. Me fillimin e sezonit të shirave një ide mjaft e mirë për të shfrytëzuar tenderat është edhe fakti i rikonstruksionit të mjediseve të bashkive në vend, pasi me këtë rast shtohen mundësitë për të abuzuar me fondet e shtetit. Duket se rradhën për një tender të dyshimtë e ka Bashkia Durrës e drejtuar nga Emiriana Sako.

Ky institucion ka organizuar një tender me numër reference REF-01870-07-28-2021 dhe me objekt “Rikonstruksion i godinës së Bashkisë”. Në pamje të parë kur e lexon këtë objekt mendon se ka të bëjë me ndonjë riparim të nevojshëm por kur shikon shifrën që do të shpenzohet, nuk u beson syve. Kjo bashki ka planifikuar të shpenzojë gati 300 milionë lekë të vjetra me TVSH, pasi ka vendosur si fond limit shifrën prej 24,999,700 lekësh të reja pa TVSH.

Gjithashtu duke lexuar specifikimet e tenderit mësohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë rikonstruksion të thjeshtë por për punime të mirëfillta, a thua se kemi të bëjmë me ndonjë barake që ka nevojë të ngrihet nga e para. Ndërkaq shikohet se kjo bashki ka shpallur fituese një firmë e cila nuk ka dhënë ofertën më të ulët. Bëhet fjalë për firmën 2 N me ofertë 18.485.283 lekë të reja pa TVSH, në rponësi të shtetasit Namik Shahini.

Por një tjetër firmë rezulton të ketë ofruar gati 20 milionë lekë të vjetra më pak (me TVSH). Komisioni që ka vlerësuar ofertat duket se nuk e ka marrë në konsideratë diferëncën dhe ka proceduar me shpalljen fituese të firmës 2 N megjithëse ka ofruar më shumë. Ndërkaq nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit shikojmë se kjo vlerë është sa 74% e këtij fondi limit, gjë që ngjall dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.