JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Posta Shqiptare nuk i ndal “bëmat”, 1 miliardë lekë për servera
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/09/2021 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Posta Shqiptare mund të duket si një institucion shtetëror që ndoshta nuk bie dhumë në sy, por në fakt është njëri prej atyre institucioneve që organizon tendera të shumtë në shifra tepër të larta. Nuk bëhet fjalë për disa dhejtra milionë, por flasim këtu për tendera në rang qindra milionë e deri në disa miliardë lekë.

Kohët e fundit duket sikur ky institucion ka filluar përsëri nga “babëzia” e tij për të “shpërndarë lart e poshtë” lekët e tij në duart e të tretëve. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender që ka të bëjë me pajisje të teknologjisë. Ky institucion ka organizuar tenderin me numër reference REF-00642-07-09-2021 që ka si objekt “Blerje të pajisjeve Hardware në dhomën primare të serverave, blerje licensa virtualizimi, upgrade dhe migrim Exchange Server dhe Active directory”.

Fondi limit i tij është 86,696,817 lekë të rejja pa TVSH ose gati 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit vihet re se përveç blerjes së disa pajisjeve hardëare, kërkohet edhe instalim dhe suport. Nga ana tjetër vihet re se në këtë tender kanë marrë pjesë 3 kompani nga të cilat është shpallur fitues bashkimi i operatoreve ekonomikë “Albital-Canon” & “S &T ALBANIA” me vlerë të ofertës 85.400.000 lekë të reja Pa Tvsh, ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Mirëpo vlera e ofruar nga fituesi në fakt nuk është vlera më e ulët. Përkundrazi një tjetër kompani pjesëmarrëse në tender ka ofruar gati 230 milionë lekë të vjetra më pak! Vihet re se diferenca është jashtëzakonisht e madhe, e megjithatë nuk është marrë në konsideratë. Ndërkaq operatori i tretë pjesëmarrës për habi nuk kishte ofruar asnjë vlerë ekonomike. Të gjitha këto si dhe fakti që vlera fituese është thuajse identike me fondin limit teë tenderit, ngjallin dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.