Aldi Rama i cili vrau efektivin Saimir Hoxha është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Më herët 21-vjeçari ishte transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai është nisur për te Trauma. Policia njoftoi se 21-vjeçari ishte vetëplagosur me armë zjarri kur ishte i fshehur dhe ishte në kërkim nga forcat RENEA.
Aldi Rama ishte fshehur në disa shkurre në lagunën e Kune-Vainit dhe qëndroi aty i fshehur për më shumë se gjashtë orë që nga momenti kur u shpall në kërkim nga policia. Për kapjen e tij policia vuri në dispozicion të qytetarëve plot 20 mijë euro për çdo informacion të mundshëm.