SHÇBA ka nisur një hetim në lidhje me veprimet e policëve që ishin me efektivin Saimir Hoxha në momentin që ky i fundit u ekzekutua nga Aldi Rama. Shefi i krimeve dhe një efektiv policie duhet të tregojnë para hetuesve të gjitha detajet se si ndodhi vrasja e kolegut të tyre dhe pse nuk reaguan kur ai u qëllua. Por ata do pyeten edhe për lëvizjet para se të 'takoheshin' me Aldi Ramën i cili ishte me një makinë tip "Volkswagen" me dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje.
Po ashtu ata duhet të shpjegojnë edhe se si mundën të largoheshin të rinjtë që ishin në makinën e ndaluar për kontroll pasi qëlluan për vdekje Saimir Hoxha.