“Ndalo, unë jam punonjës i policisë”/ Prokuroria zbardh ngjarjen: Efektivi Hoxha mori dy plumba në zemër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.09.2021, 16:46

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë ditën e sotme, pasi një efektiv policie u vra në krye të detyrës. Saimir Hoxha dhe kolegët e tij kishin shkuar për të kontrolluar një territor me kanabis kur gjatë verifikimit të një makine u qëllua për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama. Sipas "BW" dhe hetimeve nga dosja e Prokurorisë thuhet se ditën e sotme Policia e Shtetit ishte informuar se në Ishullin e Lezhës kishte një parcelë me kanabis.

Menjëherë pas këtij informacioni, policia ka lajmëruar policinë e Lezhës e cila ka nisur drejt kësaj zone një grup inspektimi të përbërë nga tre persona, i kryesuar nga shefi i krimeve, viktima dhe një koleg tjetër. Pas dy orë kërkimesh, policia arriti që të gjente parcelën me kanabis dhe e shkatërroi atë. Mësohet se në këtë zonë ku ka ndodhur ngjarja e rëndë ka shumë kamera sigurie të cilat kanë filmuar edhe skenën e krimit.

Por teksa oficerët e policisë po ktheheshin për në Komisariat kanë parë një automjet të dyshimtë dhe i kanë kërkuar të ndalojë. Brenda mjetit mësohet se kanë qenë 3 persona, Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes. Sipas të dhënave, makinën po e drejtonte Armando Marku. Gjatë bisedës oficeri i ndjerë ka tentuar që të ndalojë Aldi Ramën. Lala tha se polici i ka bërë thirrje të riut që të identifikohej. “Ndalo! Unë jam punonjës i policisë dhe dua që të identifikohesh”. Por në atë momentet ai nuk është ndalur, por ka qëlluar 2 herë në zemër efektivin, duke i marrë atij jetën. Dy personat e tjerë me të cilët ishte Aldi Rama, janë aktualisht të shoqëruar në polici.

Ndërkohë para pak minutash policia njoftoi se Aldi Rama i cili vijonte të ishte në kërkim nga policia është arrestuar i vetëplagosur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit