Rusia me kërkesë urgjente: Tërhiqni forcat policore nga veriu i Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2021, 16:04

Ministria ruse e Punëve të Jashtme i bëri thirrje NATO -s dhe BE -së që t'i kërkojnë Kosovës që të tërheqë forcat e saj policore nga veriu i Kosovës dhe kështu të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Rusia është e shqetësuar për situatën në Kosovë. Ngjarjet po kalojnë nga një skenar i keq në një më të keq”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ajo deklaroi se formimi i Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), i cili u konceptua si një mënyrë për të garantuar respektimin e të drejtave dhe interesave të serbëve në Kosovë, mbetet një “marrëveshje e vdekur në letër” për shkak të, siç thotë ajo, sabotimit të Prishtinës, shkruan blici serb.

Zaharova vlerëson se Kosova dëshiron të vendosë kontroll të plotë në territorin e të gjithë vendit, “me ndihmën e aparatit shtypës të “shtetit” të vetëshpallur të Kosovës”.

Ajo beson se veprimet e Kosovës nuk përkojnë me dialogun që po zhvillohet në Bruksel, i cili është i autorizuar të ndihmojë në kërkimin e një zgjidhjeje të problemit midis vendeve.

Sipas saj, “forcat e NATO -s për Kosovën dhe Misioni i BE -së për Sundimin e Ligjit kanë mandatet e nevojshme për të parandaluar paligjshmërinë, dhe për këtë arsye mbajnë përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen e civilëve, duke siguruar paqen dhe sigurinë”.

Gjatë ditës se djeshme patrullat e KFOR -it janë shpeshtuar në Jarinje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit