Skandali/ Infermierja e Spitalit Psikiatrik përfshihet në skemën e mashtrimit përmes kredive

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.09.2021, 15:29

L.D e moshës 34 vjeç është mësuese në një shkollë në Tiranë. Ajo u telefonua herë pas here nga një operator i LuteCredit se kishte aplikuar për kredi me qëllim blerje produktesh dhe se ende nuk e kishte shlyer këstin. E gjetur në këtë situate, e reja që nuk kishte aplikuar asnjëherë për kredi u bind se ishte një viktimë dhe dikush kishte mashtruar me emrin dhe të dhënat e saj. Mbas gjithçkaje që ajo tregoi në polici, u zbulua se në këtë skemë ishte e përfshirë një infermiere e spitalit psikiatrik që merrte kartat e identitetit të pacientëve, shitës dhe transportues. Deri më tani është zbuluar se janë mashtruar pesë persona. L.D shprehet se “normalisht isha e shqetësuar dhe jam e shqetësuar pasi nuk kam marrë asnjëherë kredi dhe as kam aplikuar dhe për këtë arsye ju drejtova për informacion zyrave qendrore të Lute Credit”.

Gruaja rrëfen në polici se rezultoi se në këtë institucion ajo kishte nënshkruar për kredi për elektroshtëpiake me vlerën 400 mijë lekë të reja dhe këto pajisje i kishte marrë nga dyqani i GOTECH që ndodhet në Porcelan, Tiranë. “Nuk jam unë personi që kam nënshkruar këtë kontratë kredie dhe nuk e kam idenë se kush është personi që e ka bërë këtë gjë duke përdorur kartën time të identitetit dhe që ka përfituar elektroshtëpiake duke lënë si numër telefoni 06….. E kam provuar këtë numër po ky numër rezulton i mbyllur” këmbëngul në polici e reja. Nga ajo që zbuloi më pas policia, doli që punonjësit e LuteCredit i kanë përmendur disa emra mes tyre edhe të Elisabeta Bardhollarit me detyrë infermiere pranë Spitalit Psikiatrik.

“E vërtetë, unë me këtë shtetase kam patur disa takime dhe komunikime mbasi motra ime do fillonte punë dhe mes tyre Elisabeta ka marrë dokumentet, midis tyre edhe fotokopje të kartave të identitetit për t’i dorëzuar në spital”, thotë e mashtruara. Policia bën me dije se në korrik 2021 infermierja e spitalit psikiatrik ka komunikuar me A.O dhe e ka pyetur për kallezuesen. “E pyeti nëse kisha fituar kredinë e butë nga bashkia dhe ka kërkuar prapë kartën time të identitetit”, shton ajo. E reja është informuar se sakaq e motra doli që kishte marrë kredi prej 400 mijë lekë për elektroshtëpiake dhe njëherazi kishte vënë emrin e saj si garante.

“Dua të bëj kallzim për këtë mashtrim dhe gjithashtu për shkak se motra ime nuk ka aplikuar për kredi dhe është shtatzanë dhe nuk vjen dot, dua të ngre të njëjtin kallzim edhe në emër të saj, mbasi dhe ajo nuk ka marrë kredi” thotë mes të tjerash denoncuesja. Një nga shitësit rrëfen se infermierja shkoi në dyqanin GOTECH për të kryer blerje cash. Policia tregon se si shitësja O.H thotë se klienti paraqitej me kartë identiteti dhe se mund të firmoste online. “Pasi firmoset kontrata klientit i jepen produktet” justifikohet e reja. Polcia e pyet se cilët janë klientët që ka nisur infermierja e spitalit psikiatrik dhe ajo përgjigjet: “Me sa më kujtohet më ka nisur foto të shtetasve E.L, L.D, L.H, A.U, F.B”.Shitësja ja vë fajin infermieres e cila i ka nisur të gjitha aplikimet me fotografi dhe se aplikimin për kredi e kishte bërë ajo./ Marrë nga Gazeta Si

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit