Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e oficerit të policisë, Saimir Hoxha, ditën e sotme. Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi në Lezhë, ndërsa tashmë sipas Fax News autori, Aldo Rama shoqërohej nga Xhuljo Vokrri, i riu i cili më datë 17 shtator ka plagosur me armë zjarri shtetasin Paolo Bushi. Ndërkohë, nuk është ende e qartë se si ka ndodhur përplasja mes policit dhe autorit të ngjarjes, por ky i fundit ka qëlluar me një plumb në zemër 44-vjeçarin me detyrë oficer i krimeve.
Plumbi ishte fatal për oficerin e policisë, i cili është baba i dy fëmijëve. Ndërkohë forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi si edhe një vilë 3-katëshe ku dyshohet se fshihet autori.