Hapet konkursi në Policinë e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2021, 14:29

Policia e Kosovës ka hapur konkurs për punësime të reja në këtë institucion.

Madje nga drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj që nga ora 10:00 kanë nisur fushatën sensibilizuese për aplikim.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media lëshuar nga Policia në Ferizajt.

Policia, në prani të mediave lokale ka shpërndarë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës.

Aty janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.

Më poshtë gjeni kushtet për aplikim si dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar.

KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM: • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; • Të jetë i moshës 18-30 vjeçar; • Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; • Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; • Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; • Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar); • Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM: • Formulari i aplikimit ; • Kopja e diplomës ; • Dëshmi për kualifikime të tjera ; • Certifikata e lindjes ; • Vërtetimi që nuk është nën hetime ; • Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës ; • Një fotografi të formatit 5×5 dhe udhëzime tjera mbi testimin .Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre.

Ky aktivitet u mbajt në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ‘’, në qendrën ‘’Village & Shoping ‘’ dhe në fshatin Dubravë , tek komuniteti ashkanlinjë në Ferizaj.Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit