Është zbardhur dinamika e vrasjes së efektivit Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në zonën e Kune- Vain në Lezhë. Mësohet se Saimir Hoxha i anti-drogës së bashku me disa efektivë të tjerë të policisë ishin duke monitoruar zonën kur kanë ndaluar një makinë për kontroll. Kur polici Hoxha ka shkuar për të verifikuar se kush ishte në makinë, 21-vjeçari Aldi Rama e ka qëlluar me armë në zemër. Ky plumb i ka marrë jetën menjëherë efektivit Saimir Hoxha pasi gjatë shërbimit ishte i veshur me jelek identifikues por jo me jelek antiplumb.
Kujtojmë se Saimir Hoxha i cili u vra në krye të detyrës ishte një oficer i krimeve dhe baba i dy fëmijëve të mitur.